Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në Vlorë ku një makinë ka dalë nga rruga ndërsa burime bëjnë me dije se pas kësaj, mjeti është përfshirë nga flakët.
Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi gjendja shëndetësore e të cilit si edhe emri ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin e njohur Risili të Vlorës ndërkohë grupi hetimor drejt vendngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
