LAJM I FUNDIT/ Plagosen 3 persona në Tiranë nga tërmeti, dërgohen tek Trauma një 27-vjeçar, një e moshuar dhe nje vajzë e re
Një 27-vjeçar nga Kashari është dërguar me urgjencë neë Spitalin e Traumës në Tiranë pasi është plagusur si pasojë e tërmetit që tronditi kryeqytetin pasditën e sotme. Ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes s dhe emri i të riut të plagosur. Dy persona të tjerë janë plagosur në kryqytet vendi dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarjet nuk dihen ende. Mësohet se mes tyre janë një e moshuar dhe një vajzë e re
Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin pasditen e sotme dhe sipas IGJEUM, goditja e fundit kishte magnitude 5.6 balle e shkalles Rihter, me epiqender ne Adriatik. Kur duket se shkalla Rihter e lekundjeve zvogelohet, serish regjistrohen lekundje qe ndihen fort ne kryeqytet. Termeti me i fundit u ndie ne oren 15:45.
