Toka nuk gjen paqe në vend, ndërsa pas goditje të tjera kanë goditur vendin duke rritur ankthin dhe frikën. Tërmeti i djeshëm që goditi vendin solli pasoja tragjike në vend, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 31, ndërsa të plagosur janë më shumë se 650 persona.
“BalkanWeb” ka siguruar një tjetër video të momentit kur ka rënë tërmeti, i cili përveçse shumë i fortë, ishte edhe i gjatë, plot 30 sekonda. Videoja është regjistruar në Porto Romano, në Durrës, ku shihet qartë momenti i frikshëm i dridhjes së tokës dhe gjithçkaje që ndodhet përreth. Në video, shfaqet edhe një mace, e cila largohet me shpejtësi, ndërsa shihet lëkundja e fuqishme e një kamioni.
