Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër Burime për Fax News bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shkollës Pyjore, ndërkohë që forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që dyshohet se tritoli i është vendosur një lokali aty pranë. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e lokali që në momentin e shpërthimit ishte i mbyllur. Ende nuk dihen detaje të reja se pse ka ndodhur ngjarja.
Categories
Lajme