Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg. Autorit i është pranuar akuza ” vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka. Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite.
Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje por kjo është rrëzuar. I pranishëm në sallë përveç avokatëve e Rei Metës ishte dhe babai i autorit. Autori nuk ka qenë i pranishëm në sallë pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore. Kujtojmë që Rei Meta është djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti (Meta).