Categories Lajme

Lajm i mirë kundër covid , mjeku Alimehmeti: Nëse e keni kaluar infeksionin…

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka ndarë në një postim në Facebook një tjetër lajm të mirë nga lufta me koronavirusin. E ndërsa tregon të dhënat e fundit të studimit në SHBA, epidemiologu thotë se nëse e keni kaluar infeksionin, “të shkuara dhe rrini të qetë”, nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni. “Miqtë e mi, sërish lajme të mira kundër variantit Afrikano-Jugor nga i cili u frikua opinioni publik këtë tremujor.

Studiuesit elitarë të Emory University (SHBA) sapo publikuan (dje 20.03.2021) në revistën prestigjioze CELL Host & Microbe rezultatet e imunitetit të fituar nga kalimi i infeksionit apo nga vaksina Moderna kundër variantit Afrikano-Jugor.

Ata studiuan efektet neutralizuese të gjakut: të pacientëve të sëmurë me SARS-CoV-2 të pacientëve që e kishin kaluar infeksionin, dhe të pacientëve të vaksinuar me Moderna. Gjetjet: Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve lidheshin tre herë më pak me variantin Afrikano-Jugor (B.1.351), por Antitrupat neutralizuese të të gjithë pacientëve e neutralizonin variantin Afrikano-Jugor.

Pra, është si të thuash se: Këpuca është trefish më e lehtë, por përsëri e shtyp buburrecin! Autorët dalin në përfundimet e qarta se: Antitrupat nga personat e infektuar ose të vaksinuar lidhen me variantin Afrikano-Jugor.

Gjaku i pacientëve që e kanë kaluar infeksionin edhe përpara 8 muajve (maksimumi i periudhës studimore), sërish e njeh variantin Afrikano-Jugor.Gjaku i pacientëve të vaksinuar ruan fuqinë neutralizuese kundër variantit Afrikano-Jugor. Pra, miqtë e mi, mesazhet janë të qarta: Nëse e keni kaluar infeksionin, të shkuara dhe rrini të qetë.Nëse nuk e keni kaluar infeksionin, vaksinohuni.Besojini natyrës dhe shkencës: ato veprojnë edhe pse nuk u jepet hapësirë mediatike” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME