Categories Bota, Covid-19

Lajm i mirë nga shkencëtarët britanik, testohet ilaçi që jep menjëherë imunitet ndaj Covid 19

Shkencëtarët britanikë janë duke provuar një medikament të ri që mund të parandalojë përparimin e sëmundjes Covid-19, tek një person që ka qenë i ekspozuar ndaj koronavirusit.

Kjo thonë ekspertët, mund të shpëtojë shumë jetë. Sipas The Guardian, terapia me antitrupa do t’i jepte imunitet të menjëhershëm një personi kundër sëmundjes covid-19 dhe mund të jepet edhe si një trajtim urgjent për pacientët e shtruar në spital.

Njerëzit që jetojnë në familje ku dikush është infektuar me Covid, mund të marrin këtë ilaç, thonë ekspertët, për t’u siguruar që ata të mos infektohen.

Doktoresha Catherine Houlihan, një virologe në “University College London Hospitals NHS trust (UCLH)”, e cila po udhëheq një studim të quajtur Storm Chaser mbi kete ilaç, tha:

“Nëse ne mund të provojmë se ky trajtim funksionon dhe parandalojmë që njerëzit që janë të ekspozuar ndaj virusit të avancojnë sëmundjen, do të ishte një tjetër medikament në “arsenalin e armëve” që po zhvillohen për të luftuar këtë virus të tmerrshëm”.

Ilaçi është zhvilluar nga UCLH dhe AstraZeneca, kompania farmaceutike që gjithashtu, së bashku me Universitetin e Oksfordit, kanë krijuar një vaksinë që Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore pritet të miratojë për përdorim në Britani javën e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME