Lajm i mirë për të gjithë turistët shqiptarë dhe ata të huaj që preferojnë brigjet tona për të pushuar në sezonin e verës. Ditën e sotme kanë filluar udhëtimet me traget edhe nga Korfuzi drejt Sarandës.
Kanë qenë 13 pasagjerë dhe 1 automjet të cilët kanë udhëtuar mesditën e sotme nga Korfuzi drejt Portit të Sarandës. Udhëtimet nga Saranda drejt Korfuzit tashmë kryhen cdo ditë në orën 10:30 dhe 16:00, ndërsa nga Korfuzi në Sarandë në orën 13:00 dhe 19:00.
Në Portin e Sarandës kalojnë një numër i lartë turistësh të huaj, kryesisht të Europës perëndimore dhe veriore. Në vitin 2018 në portin e Sarandës kanë hyrë dhe dalë 482 mijë pasagjerë.
