Categories Lajme

Lajm i mire! Një tjetër shtet heq vizat me Shqipërinë, mjafton vetëm pasaporta për ta vizituar

Shqipëria ka hequr vizat me një tjetër shtet të Europës Lindore. Këshilli i Ministrave vendosi dy ditë më parë heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Ky vendim është reciprok dhe vlen për të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të vizitojnë Bjellorusinë, të cilët tashmë mund të udhëtojnë vetëm me pasaportë drejt këtij shteti. E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët bjellorusë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.

Ky vendim, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, do të mundësojë promovimin e marrëdhënieve të biznesit, si dhe zgjerimin e kontaktove kulturore, sociale dhe të turizmit.

Marrëveshja që solli këtë vendim ishte nënshkruar më 27 dhjetor në Ambasadën e Bjellorusisë në Moskë, e cila u firmos nga ambasadori shqiptar në Rusi dhe homologu i tij, Vladimir Semashko.

Bjellorusia cilësohet si një prej vendeve europiane që vizitohet nga shumë pak turistë. Shkaku kryesor për numrin e ulët të turistëve janë procedurat e stërzgjatura për marrjen e vizave.

Tashmë me heqjen e vizave, kjo nuk do të përbëjë problem për shqiptarët që dëshirojnë ta vizitojnë ish-shtetin sovjetik. Bjellorusia është një shtet i pasur me mjaft atraksione turistike. Më poshtë janë disa foto nga vendet më të vizituara në këtë shtet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME