Categories Lajme

Lajm i mirë për shoferët

Gjatë muajit gusht, karburantet do të jenë objekt kontrolli nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, jo vetëm sa i takon deklarimeve tatimore, por edhe për cilësinë e karburantit që tregtojnë. Një lajm i tillë është konfirmuar nga ministrja Anila Denaj e cila sot ka zhvilluar një inspektim në subjekte të sektorit hidrokarbur në zonën e Vorës. Mungesa e cilësisë së karburantit ka qenë një nga pikat kyçe që shpesh qytetarët e kanë renditur si ndër problematikat kryesore që duhet gjendur zgjidhje të menjëhershme. Nisur nga kjo, por edhe nga fakti se sektori hidrokarbur është një sektorët me risk të lartë sa i përket evazionit fiskal, Denaj konfirmoi se këto subjekte do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë të fokusuar në këto dy pika.

 “Kërkesa ime është që, ne këtë treg duhet të kontrollojmë të gjithë. Sigurisht duhet të fillojmë nga tregtarët, të cilët kanë sasitë më të mëdha që qarkullojnë në treg e deri te më të vegjlit, por për të garantuar cilësinë e karburantit ne nuk mund të shkojmë vetëm te një grup. Duhet të shkojmë te të gjithë dhe për këtë, Plani Operacional i gushtit është totalisht i fokusuar në këtë sektor, për të siguruar dhe cilësinë e karburantit që tregtohet në treg dhe realizimin e të ardhurave në mënyrë proporcionale me atë që duhet të ndodhë në realitet dhe jo në atë që faktikisht ndodh sot”, u shpreh Ministrja.

Të pranishëm në këtë inspektim, krah ministres se Financave dhe Ekonomisë ishin Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta dhe kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror Teknik Industrial, Admir Abrija. Nga inspektimet e bëra ditëve të fundit të në sektorin hidrokarbur, dy subjekte kanë rezultuar me produkt solar jashtë standardeve të lejuara dhe me shmangie të detyrimeve fiskale.

“Në të dy rastet flasim për rreth 35 mijë litra produkt, ku vlera e munguar e akcizës së paguar është rreth 1.3 milionë lekë. Për të dy rastet u morën masat e menjëhershme duke u bllokuar sasia e lëndës djegëse, ndërsa ka nisur hetimi për të kuptuar të gjithë zinxhirin e transaksionit”, tha Gjokuta.

Nga ana tjetër, kryeinspektori i ISHTI sqaroi se kontrollet e kësaj jave janë fokusuar si te prodhuesit, ashtu edhe konsumatorët e mëdhenj, ku janë konstatuar shkelje edhe në cilësi dhe janë marrë masat e parashikuara në ligj. Një prej subjekteve të kontrolluar rezultoi me produkt solar me nivelin e squfurit më të lartë se norma e lejuar dhe pas marrjes së masave administrative nga ISHTI, do të vijohet me hetimin dhe verifikimin sa i përket transaksionit të kryer, pasi subjekti e kishte blerë këtë produkt nga një shitës i madh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME