Categories Sport

Lajme të këqija për Interin nga Spanja, Valverde vendos veton për çështjen Vidal

Arturo Vidal është kthyer në një çështje te Barcelona. Mesfushori kërkon bonuset e plota nga sezoni i kaluar, ndërsa në llogarinë e tij, katalanasit kanë kaluar vetëm gjysmat. Në këtë formë, kiliani ka denoncuar klubin në Federatë. Një veprim që nuk është parë me sy të mirë nga presidenti Bartomeu, i cili kishte vendosur ta linte të lirë të largohej në janar, ku Interi ofron 12 milionë euro dhe pret krahëhapur futbollistin.

Por, ai që ka prishur planet e zikaltërve është tekniku Ernesto Valverde. Trajneri ka theksuar se nuk dëshiron të humbasë mesfushorin ndërkohë që në janar është e vështirë të gjendet një zëvendësues i denjë. Valverde ka vendosur veton teksa Vidal i duhet për taktikat e tij.

Ndërkohë, edhe presidenti duhet të dorëzohet dhe të paguajë edhe pjesën e mbetur të bonuseve ndaj lojtarit. Kështu, edhe pse dukej se Interi ishte në rrugë të mbarë, situata është përmbysur dhe planet janë vështirësuar sërish. Mbetet për t’u parë nëse italianët do të këmbëngulin dhe të përgatisin një ofertë më të lartë dhe që do të fuste në mendime presidentin Bartomeu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME