Categories Lajme

14 Qershor, Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut! Qytetarët nga Vlora dhurojnë gjak

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut Çfarë mund të bësh? Dhuro gjak! Dhuro tani! Dhuro gjithmonë! 14 Qershor 2021 Çdo vit në 14 qershor, në vende të ndryshme të botës kremtohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, një ngjarje e rëndësishme e cila shërben për të rritur ndërgjegjësimin rreth nevojës së produkteve të sigurta të gjakut, si dhe për të falenderuar të gjithë dhuruesit që me këtë gjest shpëtojnë jetë.

Gjaku është një pasuri e çmuar e jetës, si në ndërhyrje të planifikuara ashtu dhe në situata emergjence. Ai ndihmon shumë pacientë që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën, të jetojnë më gjatë e me një cilësi më të mirë, gjithashtu ndihmon për kryerjen e trajtimeve mjekësore e ndërhyrjeve kirugjike.

Gjaku është jetësor në trajtimin e emergjencave të të gjitha llojeve si katastrofa natyrore, aksidente, konflikte me armë etj., dhe shpëton jetë në situata të caktuara gjatë kujdesit perinatal.

Fokusi i fushatës së këtij viti Jeta dhe shëndeti i miliona njerëzve preken nga fatkeqësitë çdo vit. Në dekadën e fundit, fatkeqësitë kanë shkaktuar më shumë se 1 milion vdekje, me më shumë se 250 milionë njerëz të prekur çdo vit.

Fatkeqësitë natyrore si tërmetet, përmbytjet dhe stuhitë krijojnë nevoja të konsiderueshme për gjak në shërbimet shëndetësore. Po ashtu, fatkeqësitë e shkaktuara nga njeriu, si aksidentet rrugore dhe konfliktet me armë. Këtë vit fushata do të fokusohet në dhurimin e gjakut në situata emergjence.

Në çdo situatë emergjence, tek të gjithë lind pyetja: Çfarë mund të bëj unë? Si mund të ndihmoj? Prandaj jo pa qëllim slogani për vitin 2021është: “Çfarë mund të bësh?”, “Dhuro gjak! Dhuro tani! Dhuro gjithmonë!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME