Categories Lajme

“Mos ma çaj trapin”, drejtori i kompanisë së naftës i zënë ngushtë nga banorët, fyen gazetarët (Video)

Edmond Bejtja, drejtori i një kompanie nafte që akuzohet nga banorët e fshatit Visokë se ka shkatërruar me makineritë e rënda rrugët e fshatit, ka fyer gazetarët gjatë një komunikimi me ta.

Ndërkohë që bashkë me banorët, mediat po i kërkonin informacion për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, me cigare në dorë, Bejtja ka ofenduar një gazetare lokale duke iu kërkuar të tjerëve të heshtin.

Debati ndodhi paraditen e kësaj të hëne kur banorët e Visokës dolën në protestë për shkak të dëmtimit që i është bërë rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë.

Bejtja si titullar i kompanisë tha se pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë ndërsa pranoi se dëmtimet e rrugës kanë lidhje me kalimin e makinave të kësaj kompanie.

“Rrugët do riparohen. Në Visokë jemi e vetmja kompani. Me banorët po flas tashi, mos ma çaj trapin dhe ti shumë. Lër të flasin ata.

Pa edukatë jam. Pusho ti tani! Rri urtë tashi. Rrini urtë. Kujt i thashë?! Herën tjetër jemi takuar bashkë. Prit tani, ai aty po provokon”, thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME