Categories Lajme

Lulzim Basha shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve për kreun e ri të PD

Lulzim Basha është shpallur zyrtarisht fitues i garës për kreun e ri të Partisë Demokratike. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana në një dalje për mediat nga selia blu ka bërë të ditur edhe rezultatet përfundimtare të votimit.

Basha ka arritur që të sigurojë 32882 vota, duke u pasuar nga kandidati tjetër, Agron Shehaj me 6038 vota. Me pas u rendit Edit Harxhi, ndërsa Fatbardh Kadilli mori vetem 781 vota.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të 76 proceverbaleve, rezulton se kanë votuar 41097 anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413. Të vlefshme janë 40684 vota.

Të ndara sipas kandidatëve, për Fatbardh Kadillin kane votuar 781 anëtare, për Edit Harxhin 983 anetare, per Agron Shehaj 6038 anëtarë dhe per Lulzim Bashen 32882 anëtarë“, tha Gjana.

Lulzim Basha do të jetë kryetar i Partisë Demokratike edhe për katër vitet e ardhshme. Ai është kandidati më i votuar ndër 3 kandidatët e tjerë që e sfiduan për të drejtuar Partinë më të madhe në opozitë.

Kujtojmë që në total në listat e PD-së kishin emrin në fletën e votimit mbi 75063 anëtarë. Ndërkohë, kryedemokrati Basha pasi votoi, tha se procesi brenda PD-së tregon vlerat më të larta të demokracisë me të cilin do të mposht atë që ai e quan regjimi Rama-Doshi.

“Këto janë vlerat tona, vlerat e demokracisë, të shprehjes së lirë, konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshimin për Shqipërinë dhe shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në fund deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha Basha. Në zgjedhjet e djeshme bie në sy një rëni e pjesëmarrjes së demokratëve në votime, por kjo është në përpjesëtim edhe me tkurrjen e numrit të anëtarësisë aktive në listat shumemërore të PD-së

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME