Categories Lajme

15 milion euro fitime në vit nga “biznesi” i drogës, disa shqiptarë të arrestuar në Itali (Emrat)

Ditën e djeshme, 20 nëntor, policia italiane finalizoi një megaoperacion të koduar :Miqtë dhe Familja” dhe goditi një bandë italo-shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës. U dhanë 40 masa sigurie, 22 prej të cilave “arrest me burg”.

Mediet italiane ditën e sotme kanë dhënë detaje lidhur me operacionin dhe kanë bërë publikë emrat e të arrestuarve. Bëhet fjalë për shqiptarët Elton Barja, 44 vjeç; Klodjan Doda, 43 vjeç; Gentjan Hoxha, 35 vjeç; Sokol Keçi, 52 vjeç; Genci Kormaku, 54 vjeç.Për këta persona është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë shtetasit Afrim Murrizi, 29 vjeç dhe Frederik Velaj, 46 vjeç. Operacioni filloi në orën 04:00 të mëngjesit të djeshëm, 20 nëntor. Sipas medive italiane, “biznesi” sillte 15 milionë euro fitime në vit. Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë.

I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari. Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha droge.Operacioni, nisur nga rrjeti i njohjeve mes anëtarëve, u quajt “Familja dhe Miqtë”.Mediet italiane nuk kanë dhënë ende detaje për personat e arrestuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME