Categories Lajme

27-vjeçari erdhi enkas nga Italia për të surprizuar familjën dhe për të marrë pjesë në dy dasma, ndërron jetë në aksidentin në “Bishtin e Zhurit”

Udhëtimi surprizë për familjarët u kthye në tragj edi. Festim Meçja është i riu 27 vjeç që u nda nga jeta ditën e djeshme vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mezi priste të takonte familjarët që do t’u shfaqej surprizë.

Por parakalimi i gabuar dhe humbja e kontrollit të mjetit i automjetit tip ‘Benz’ që drejtonte të përfundonte i shndërruar në hekurishte, poshtë rrotave të kamionit.

Ai mbeti i bllokuar për rreth një orë në mjet derisa u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë. Ndërsa shoferi i kamionit, i identifikuar si I.C., nuk pësoi dëmtime të mëdha.

Që nga momenti i ngjarjes që ndodhi dje u deshën shumë orë që të mësohej identiteti i tij dhe detaje mbi ngjarjen.Ai ishte nisur për në Shqipëri nga Parma në Itali, ku jetonte e punonte prej kohësh si punonjës në një sipërmarrje private që të merrte pjesë në dy gëzime familjare.

Ai nuk donte të humbiste martesat e të afërmve të fisit dhe nuk vuri askënd në dijeni për kthimin në atdhe pas një viti. Festimi që nuk mbërriti i gjallë tek të afërmit e tij kishte emigruar për të ndihmuar familjen me probleme ekonomike. 27-vjeçari la pas vëllain që punonte ashtu si ai në Itali, nënën që vuante nga probleme shëndetësore, motrën që duhet të ndiqte studimet dhe babain që mundohej të nxirrte të ardhura me punë fshati.

Festim Meçja u nda nga jeta prej pakujdesisë, thonë hetimet e para. Ai humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi nën rrotat e kamionit pikërisht në kthesën ku do të hynte për të takuar familjarët për të cilët kishte mall, ashtu si çdo person që emigron për një jetë më të mirë larg familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME