Lajme

“30% e popullsisë ka emigruar”, Berisha nga Delvina: Edhe unë po të isha i ri do kisha ikur

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Delvinë, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmeti.

Gjatë fjalës së ti Berisha hodhi akuza duke thënë se rina është larguar për shkak të keqqeverisjes, duke thënë se edhe ai nëse do ishte i ri do largohej.

“Pse do rrokullisemi në këtë mënyrë. Pse do ikin fëmijët tani në katër anët e dheut duke pasur një parajsë toksore në Delvinë e kudo në Shqipëri. Çfarë po ndodh me ne, edhe unë po të isha i ri do ikja. Pastaj cfarë do bëjë ai që fiton nuk gjen punë. Ky thotë do marr puntor nga India, e familjarë nga India dhe Bagladeshi. Pse, sepse ju i dukeni armiq. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë, se ata janë mirë se nuk votojnë.

Kjo është një kohë e pazakontë për ne. Në 8 vite anë ikur nga Delvina dhe Shqipëria 30% e popullatës, 80% rini.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close