Categories Lajme

4 muaj e zhdukur/ Gjendet e pajetë në morg 22-vjeçarja, identifikohet nga tatuazhi me emrin e të birit!

Trupi i pajetë i Brisilda Nexhipi e humbur 4 muaj më parë është gjetur. Ajo ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor 14 shkurt  në zonën e Fllakës në Durrës. Identifikimi i saj, është bërë me anë të tatuazhit që kishte në dorë “Rafaelo”, emri i të birit. Nëna e mësoi live ‘Pa Gjurmë’ këtë lajm tronditës.

Nga sa mësohet e reja 22-vjeçare ka shkuar me shenja jete në spital dhe më pas ka ndërruar jetë, Trupi ka qëndruat për 52 ditë në morgun e qytetit të Durrësit i paidentifikuar. Ka qenë një mesazh që erdhi nga një qytetar në “Pa Gjurmë” që ndihmoi në identifikimin e saj.

Vajza, e njohur me pseudonimin “Coco” mbërriti në Shqipëri më 22 dhjetor të vitit 2022, gjurmët e fundit të së cilës u verifikuan nga sistemi TIMS.

Ajo u largua fillimisht nga Franca duke lënë djalin 5-vjeç dhe të emën, për të shkuar në fillim në Arezzo të Italisë e më pas të zbriste në aeroportin Rinasit. Komunikimi i saj i fundit me familjarët ishte në 21 nëntor, ora 17:47 minuta.

Nga ky moment nëna tentoi të lidhej me të bijën, për të cilën nuk po mundej të kuptonte dot nga fliste dhe ku ndodhej për momentin. Komunikimi në messenger ishte i vakët, thuajse pa asnjë informacion sqarues.

Mirëpo, Coco ndërkohë ishte aktive në Tik Tok. Videon e fundit të saj e postoi më 15:12.2022, datë në të cilën ajo nuk kishte mbërritur në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME