Categories Bota, Lajme

46 persona u gjetën të pajetë në kamion/ Shefi i zjarrfikëses: Vdiqën nga i nxehti, nuk kishin ujë dhe ajër

Një tragjedi njerëzore është regjistruar në Teksas të SHBA, ku 46 persona që dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm u gjetën të vdekur në një kamion.

Nuk kishte ujë apo ajër të kondicionuar në kamionin ku vdiqën 46 emigrantët, konfirmon Shefi i zjarrdikëseve Charles Hood.

Ai thotë se ndërsa kamioni ishte një rimorkio frigoriferike, në bord nuk kishte njësi ftohëse.  San Antoni, ku edhe u gjet kamioni është goditur së fundmi nga një valë e të nxehtit, me temperatura që arritën rreth 39 gradë.

Sakaq, të 16 të mbijetuarit u dërguan në spital brenda rreth një ore pasi u gjetën, thotë ai.

“Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Askush nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë”, tha Shefi Charles Hood i Departamentit të Zjarrfikësve të San Antonio.

Guvernatori republikan i Teksasit Greg Abbott fajësoi për vdekjet presidentin amerikan Joe Biden dhe “politikat e tij vdekjeprurëse të kufirit të hapur”.

Ky nuk është incidenti i parë në kufirin SHBA-Meksikë në Teksas që përfshin vdekje të shumta të njerëzve që tentojnë të largohen për një jetë më të mirë.

  • 2003 – 18 persona, duke përfshirë një djalë shtatëvjeçar, u gjetën të vdekur brenda një kamioni të mbinxehur në Victoria, një qytet në Teksasin jugor.
  • 2012 – 15 persona vdiqën pasi një kamionçinë me më shumë se 20 persona pa dokumente u përplas me një pemë, duke vrarë 15 prej tyre.
  • 2017 – 10 burra vdiqën në San Antonio në një kamion me rreth 200 njerëz pa ujë ose ushqim.
  • 2021 – të paktën 10 njerëz vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën në gusht pasi një furgon u përplas në Teksasin jugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME