Categories Lajme

Gjuha e Ramës pas Samitit të BE-së, Bregu: E bëri të qartë që nuk mund të tallen me ne

E ftuar në emisionin ”Top Story”, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka komentuar edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama pas Samitit të BE-së në Bruksel. Gjuhën e përdorur nga Rama, ish-ministrja e cilëson si të njëjtën me frymën që është në vend, ku ka pakënaqësi të madhe me BE dhe se sipas saj tregoi se askush nuk mund të tallet me ne.

”Pjesa publike dhe fjala e tij në samit, në fakt niveli i pakënaqësisë dhe i stresit ka qenë i njëjtë për të gjithë. Rama shkon pak më tutje dhe nuk e fsheh dhe kërkon ti bëjë edhe të tjerëve të qartë që nuk mund të tallen me ne. Në rast se lider të tjerë rezervojnë ta bëjnë, Rama nuk është ndalur në këtë rast. Të siguroj që kjo frymë dhe ky nivel i lartë i pakënaqësisë ka qenë i njëjtë për të gjithë ne dhe rajonin”.

Taulant Balla: Mua mu duk mungesë sinqeriteti. Ndoshta duhet të ishte treguar më I kujdesshëm pasi Bullgaria ka mbështetur Shqipërinë gjithmonë.Në këtë moment unë dua që kryeministri i vendit tim të reagojë. Kundër Shqipërisë nuk është Bullgaria, por është Franca dhe Gjermania si opinion publik.

Bregu: Në këtë histori ka dy llojë qëndrimesh, një qëndrim për të kaluar vijën e pranueshme të komunikimit bulik, por nga ana tjetër mbetet prapë për tu diskutuar. Në fund të ditës dëmi më i madh dhe pakënaqësia i shkon vendeve të BE-së që nuk vendosin për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare për të liberalizuar vizat me Kosovën, për të hapur negociatat me Malin e Zi me Serbinë, apo i shkon vendeve tona. Në fund të ditës kush zhgënjehet nga vendet tona, politikanët apo qytetarët.

Ball: Gjuha e përdorur e kryeministrit krijon një klimë potencialisht e të rrezikshme. Mënyra si Rama e luajti kartën në Bruksel ishte me një efekt të fortë tek njerëzit.

Bregu: Këtu kam dyshime sepse procesi nuk prodhon shumë vota. Qytetarët votojnë për gjëra të tjera dhe jo për diskutimin. Por nuk është se ky proces ka marrë fund. Vijoj të besoj që tronditja e madhe ndonjëherë mund të jetë një pikë kthese edhe pse nuk shoh ndonjë rrugëzgjidhje tjetër. Ballkani dhe vendet ton krijojnë problematika të reja duke mos pasur një demokraci të zhvilluar.Koha jone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME