Categories Lajme

52-vjeçari u vra pasi e zunë pllakat që rrëshqitën prej kamionit, arrestohet shoferi

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë i mori jetën 52-vjeçarit Arben Kurmeka. Atë e zunë poshtë, pllakat e mermerit të cilat rrëshqitën prej kamionit ku po punonte.

Është vënë në pranga sot, drejtuesi i kamionit, 62-vjeçari Musa Kabashi i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar policinë.

Njoftimi i Policisë: Durrës/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, se shtetasi A. K., 52 vjeç, humbi jetën për shkak se nga kamioni me të cilin po punonte, kishin rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kishin zënë poshtë, ju bëjmë me dije se:

Si rezultat i hetimeve të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës (shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat), për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.

Vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të shtetasit M. K.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME