Categories Lajme

72 vjeçari ecën 10 km mbi kalë për të shitur qumësht në Librazhd

Mehmet Skenja nga fshati Dorëz I Librazhdit, nuk ndalet së punuari që kur agon deri sa bëhet natë. Ditën e nis me mjeljen e 4 lopëve, në ndihmë i vjen dhe bashkëshortja. Më pas ngarkon në kalë çantat me shishet e qumështit dhe niset për në qytet për ta shitur. Për 30 vjet me rradhë ecën mbi kalë 10 km.  Tregun në qytet e ka të garantuar. Furnizon me qumësht cdo ditë 30 familje.

Ky është momenti kur klienti I parë I del në hyrje të qytetit dhe ble qumështin. “Ky qumështi i ka të gjithë bimët”, ka thënë një banor. Veterineri Jakup Hala ndjek ecurinë e shëndetit të gjedhëve të tij. Jep garanci edhe për cilësinë e qumështit.

“Kujdesem për këtë fermer që mbarështon racën “Xhersej”. Është fermë nën kontroll janë bërë matrikullimet dhe analizat e qumështit. Është i kontrolluar nga shërbimi veterinar i zonës. Qytetarët mund ta marrin qumështin pa problem”, ka thënë Hala. Pasi shet qumështin 72 vjeçari kthehet në fshat se e presin punët të tjera.

“Kam që 12 vjeç që punojnë në bujqësi. Ngrihem në 6 të mëngjesit dhe punoj deri në 8 të darkës, nuk lodhem fare. Kam 1 hektar tokë e kam punuar për të mbjellë qepë hudhra fasule”, shprehet 72 vjeçari. Me të ardhurat që ka mbledhur ndër vite tregon se ka mundur të rregullojë herë pas herë dhe rrugën pranë shtëpisë.Duke punuar çdo ditë Vera dhe Mehmeti kanë rritur dy fëmijë dhe ka ndërtuar dhe këtë shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME