Categories Politike

LSI merr tre mandate të pa diskutueshme në qarkun Vlorë

Fushata elektorale po ndizet fort, por Vlora me sa duket do jetë përleshja e këtyre zgjedhjeve. Krejt bandat e pushtetit dhe Rilindjes kanë zbarkuar në Vlorë dhe Sarandë. Atje ndodhet edhe Presidenti Republikës, Meta për të dhënë mesazhe se votat nuk duhen prekur dhe se bandat do ndëshkohen pas 26 prillit.

Bandat e Rilindjes kanë filluar blerjen dhe pazaret në qarkun Vlorë, por opozita do fitojë bindshëm. PD dhe LSI do jenë fituese në këtë qark sikurse në gjithë vendin.

LSI merr tre mandate të sigurta tregojnë burimet pranë selisë së PS-së, ndaj kryeministri është acaruar me Damian Gjiknurin. E ka kërcënuar para kryesisë së PS-së të qarkut.

E premtja e fundit me datë 23 prill Presidenti do të organizojë mu në Vlorë, si simbol i Flamurit, miting të madh tip “2 marsi” për të dhënë mesazh gjithë forcave politike se duhet të respektojnë Ligjin dhe të mos prekin votat.

Po kështu Presidenti nga Vlora do të bëjë thirrjen e fundit drejtuar shqiptarëve që të shkojnë të gjithë në votime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME