Categories Lajme

94% e studentëve shqiptarë në botë nuk duan të kthehen në vend

Shqipëria harxhon rreth 180 milionë euro çdo vit, nga fitimet e familjeve shqiptare, për të investuar në njerëz që do kontribuojnë në ekonomitë perëndimore dhe jo në atë shqiptare. Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të arsimohen jashtë është relativisht i lartë. Sipas UNESCO-s, aktualisht janë 18 mijë studentë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave publikuar në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, vetëm kostoja e jetesës për një vit në vendet e BE-së luhatet nga 10,000-15,000 euro. Kjo do të thotë që vetëm shpenzime jetese vjetore të studentëve shqiptarë në BE janë afërsisht 180 milionë euro. Ndërsa 94% e tyre e dëshirojë të mos kthehen më në vend, ky investim është humbje për Shqipërinë.

Nga ana tjetër buxheti i shtetit për arsimin në të gjitha nivelet, është rreth 360 milionë euro. Ato parashikohet të mbulojnë nga pagat e mësuesve deri tek ndërtimi i shkollave gjatë gjithë vitit të ardhshëm. Pra gjysma e asaj që vë në dispozicion shteti shqiptar për arsimin në një vit harxhohet nga familjet shqiptare për të shkolluar vetëm 18 mijë studentë jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME