Categories Lajme

“A do të ketë arrestime për 51 viktimat e tërmetit?” Olsian Çela: Kush ka shkelur ligjin…

Një ditë pas marrjes së detyrës, Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela, ka shkuar sot në Durrës, për parë nga afër hetimet për ndërtesat e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit. Pas takimit me drejtues të Prokurorisë së Durrësit, në një deklaratë për mediat Olsian Çela u shpreh i kënaqur nga rezultati i deritanishëm i punës së prokurorisë në Durrës dhe shprehu mbështetjen që Prokuroria e Përgjithshme do ti ofrojë.

“Ofrimi i mbështetjes maksimale nga ne si Prokuroria Përgjithshme për rastin në fjalë dhe rritjes së koordinimit për të siguruar një hetim të shpejtë dhe eficent. Situata është e qartë, puna e bërë është shumë e mirë, jam i kënaqur me atë që dëgjova. Shumë shpejt rezultat do të jenë të prekshme. Individë të papërgjegjshëm kanë shkelur ligin dhe pasojë e ardhur është vdekja e shumë personave ne këtë kuadër besoj se zbatimi i ligjit do të jetë korrekt.”- tha Çela.

I pyetur nga Fax News, nëse do të ketë arrestime për vdekjen e 51 personave, Çela përsëriti se ka persona që kanë shkelur ligjin dhe se do të mbajnë përgjegjësi për këtë.
“Ka njerëz që kanë shkelur ligjin shumë njerëz dhe për këtë kanë humbur jetën. Përgjegjësia që do të mbahet është tek ato që kanë shkelur ligjin. Nga ana jonë prokurorëve u është garantuar mbështetja e plotë prokurorisë së Durrësit. Ato janë të pavarur dhe në do të garantojmë pavarësinë e tyre.”- u shpreh Çela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME