Categories Lajme

Thumana, humbën jetën 24 persona, Banorët: Ishte e paralajmëruar

Tragjedia e Thumanës, ku 24 persona humbën jetën nga shembja pallateve pas tërmetit të 26 sipas banorëve ishte e paralajmëruar. Banorët e zonës të strehuar në Shëngjin, thonë se ekspertët i kanë shpallur të pabanueshëm që pas 4 tërmeteve të  4 korrikut 2018, ku më i forti duke iu referuar kohës kishte mangnitudën 5.2. Banorja: Kur ka rënë tërmeti me 4 korrik të 2018, ekspertët na kanë thënë që janë të pabaueshme pallatet. Ja cfarë pësuam.me pshpresën jo nuk biem më termet jo nuk shembet.

Ata thonë se dëmtimet në pallate dhe objektet e tjera që u shembën në 26 nëntor duke marrë jetë njerëzish ishin thelluar pas tërmetit të shtatorit. Edhe në atë kohë sipas tyre u kanë thënë se pallatet ishin të pabanueshëm, por varfëria sipas tyre i detyroi të vazhdojnë të jetojnë aty.

Banorja: Ju kanë thënë që janë të pabueshëm, ndërsa ata kanë vazhduar duke jutuar, pasi një vend i varfër si Thumana nuk kanë pasur mundësi për të shkuar në vend tjetër për të jetuar. Në disa pallate dhe shumë shtëpi të Thumanës është vendosur shenja e verdhe, ç’ka do të thotë se do të riparohen. Por banoret thonë se nuk kanë aspak siguri të kthehen në ato godina, duke ju referuar asaj çfarë kanë përjetuar.

Banorët: Absolutisht unë nuk shkoj për të jetuar aty sikur rri jashtë në breg të detit. Nuk i cojë dy fëmijët për ti mbytur me dorën time.  Shqip për ta thënë nuk na e mban për të ikur në shtpi sepse është e pabaueshme. Ajo cfarë duam ne është të prishen pallatet tona dhe të rindërtohen sic do të rindërtohen për të gjithë.

Unë nuk mundem që të hyjë më në atë sepse shtëpia është copë-copë edhe nuk futem më aty.  Ata presin zgjidhjen e premtuar nga qeveria, ose në të kundërt paralajmërojnë valën e re të largimeve nga shqipëria, këtë herë me arsyen se nuk kanë çati mbi kokë. Banorja: Ne nuk futemi më brenda, do të rrimë jashtë, do të shkojmë me qira, do të kërkojmë botën, pasi nuk kemi guxim. Kemi frikë.  Në Shëngjin janë akomoduar në disa hotele qindra banor të Thumanës dhe Kurbinit, për të cilet ende nuk dihet e ardhmja e tyre pas shembjes së banesave nga tërmeti i 26 nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME