Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të diele (12 korrik) nëaksin rrugor Pogradec-Korçë pranë fshatit Veliternë. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur në anë të rrugës.
Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka asnjë të lënduar. Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin prej 1 ore e dyshohen të jenë bërë shkak të aksidentit. Policia konfirmon se nuk ka të plagosur por vetëm dëme materiale.