Categories Sport

Încest në familje/ Historia e nënë Fatiries nga Vlora (Video)

Fatiri Zere, sot 80 vjece, rrëfeu historinë saj të trishtë në emisionin “Pa Gjurmë”, në Report Tv. E braktisur nga të gjithë, ajo jeton e vetme në qytetin e Vlorës. Drama e saj ka nisur qysh në fëmijëri. Pas vdekjes së nënës u rrit nga njerka, e cila në moshën 14-vjecare e dëboi nga shtëpia. Fatire u rrit nëpër dyert e fqinjëve dhe në moshën 16-vjecare u martua. Një martesë e cila zgjati vetëm një vit.“Më martoi komshia, unë nuk e njihja fare djalin që do të bëhej babai i vajzës time.

Një vit qëndrova me burrin, pastaj e ndava, se më vodhi në vendin e punës. Unë punoja në ushtri dhe sistemi i asaj kohe më tha o punën ose burrin. Kështu që vendosa ta divorcoja”- shprehet e moshuara.Edhe pse e re në moshë, Fitiri vazhdoi jetën vetëm me vajzën, për 12 vite në qytetin e Vlorës mes vuajtjeve dhe paragjykimeve të kohës. Në vitin 1974, ajo vendos të rimartohet, sërisht me mblesëri nga fqinjët e saj.“Vajzën e kisha 12 vjece, kur u martova për herë të dytë. Kush e dinte që do vuaja më shumë. Solla në jetë edhe tre fëmijë të tjerë, dy djem dhe nje vajzë.

Vajza e vogël vuan nga shëndeti mendor. Punoja nga mëngjesi deri në darkë dhe ai vetëm pinte dhe me dhunote. Shpirti im e di sa ka vuajtur, derisa në vitin 1992 vendosa të ndahesha”- mes lotëve u rrëfye 80-vjecarja.Pas ndarjes, Fatiri Zere, emigroi drejt Italisë tek dy djemtë dhe vajza nga martesa e parë, ndërsa vajzën e sëmurë nga martesa e dytë e la me babain.

Por në vitin 1994, djemtë bënë të pamundurën të merrnin në Itali edhe babain me motrën. “Pas disa kohësh vjen në Itali ish burri me vajzën. Këtu nis drama e familjes time. Vajza e sëmurë ishte shtazënë. U tmerrova kur zbulova të vërtetën. Ish-burrin e dëbova nga shtëpia dhe sot e kësaj ditë as fëmijët nuk flasin me me babain e tyre.

Ai është një maskara”- shprehet mes dhimbjes Fitirija.Nga incesti erdhi në jetë fëmija, i cili u braktis në një institucion në Sicili, të Italisë. Sot, kjo nënë e moshuar nuk ka më kontakte me vajzën, e cila sipas saj jo vetëm është abuzuar nga babai, por është edhe shfrytëzuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME