Categories Lajme

Aksi rrugor Orikum-Dukat, ARRSH: Të hënën nis puna me shtresat asfaltike, ja si devijon trafiku

Me përfundimin e sezonit turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se do të rifillojë puna me shtresat asfaltike në rrugën Orikum-Dukat, çka do të sjellë devijim të trafikut gjatë javës që vjen, duke nisur nga e hëna.

“Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks do të jetë i mbyllur dhe do të hapet sërish ditën e premte për të lënë akses kalimi gjatë fundjavave. Ky devijim do të bëhet vetëm nga e hëna në të premte dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të aksit”, njofton ARRSH.

Trafiku do të devijohet në drejtim të rrugës së vjetër nacioanle Orikum-Llogara.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për Menaxhimin e Trafikut, kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet si dhe për vendosjen esinjalistikës së nevojshme për të orientuar përdoruesit e rrugës. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti”, thuhet më tej në njoftimin e ARRSH.

Për të përballuar fluksin e larta të lëvizjes së automjeteve gjatë sezonit turistik u hapën përkohësisht për udhëtarët dy akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e tyre.

Rruga Orikum – Dukat, me gjatësi  14,75 kilometra, ku ende vijon puna është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë, ndërtimi i të cilit do të bëjë të mundur lidhjen e ByPass të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me Tunelin e Llogarasë e Bregdetin e Jugut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME