Categories Lajme

14 shkolla në Durrës mësim me dy turne! Në Vlorë më pak nxënës në klasë të parë dhe gjimnaz

Mijëra nxënës në qytetin e Durrësit do të zhvillojnë mësim pasdite edhe këtë vit shkollor. Katër vite pas tërmetit ende vazhdon puna për rindërtimin e objekteve arsimore. Drejtoria Vendore e Arsimit bën të ditur se 14 shkolla do të zhvillojnë mësimin me dy turne, mes tyre gjimnazet e njohura, Naim Frashëri dhe Gjergj Kastrioti.

“Aktualisht janë 7 shkolla në proces rindërtimi dhe 7 shkolla të tjera janë planifikuar për t’ju nënshtruar rikonstruksionit. Janë marrë të gjitha masat për sistemimin e nxënësve në shkolla pritëse. Vështirësia mbetet për ato institucione arsimore që do të vijojnë të zhvillojnë mësimin pasdite. Janë 14 institucione që do të vijojnë mësimin në turnin e dytë”, bëri të ditur drejtoria përmes një komunikimi elektronik.

Brenda tetorit të vitit 2023 pritet të përfundojnë punimet në shkollën 9 vjeçare “Eftali Koçi”, kopshti “Isuf Ferra” dhe palestrës e kësaj shkolle, sipas Report Tv.  Në Vlorë vazhdon regjistrimi i nxënësve në klasat e para dhe në gjimnaze por shifrat tregojnë për një numër të më ulët krahasuar me një vit më parë.

Irena Toshkallari, Drejtore e Zyrës Vendore Arsimore Vlore-Himare tha se “deri tani janë regjistruar për klasë të parë 1007 nxënës nga 1065 që ishin një vit me parë, por prindërit kanë dhe dy ditë afat për regjistrimet. Ndërsa në klasat e 10-ta janë 1057, diferenca 90 nxënës më pak se vjet”.

Në tre shkolla të qytetit të Vlorës mësimi do të zhvillohet me dy turne, konkretisht në shkollat: “Lef Sallata”, “Jani Munga” dhe “Rinlinda”.

Asnjë shkollë nuk rrezikon të mbyllet edhe pse ka rënie të numrit të nxënësve sidomos në zonat periferike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në tregun e Lushnjës, dëme të mëdha, tregtarët kërkojnë dëmshpërblim

Zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit ka përfshirë tregun e ri të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të vrisnin me armë 2 persona në parking, arrestohen shqiptari e italiani! Të plagosurit, një çift kalimtarësh

Karabinierët e Foggias në Itali arrestuan dy persona të përfshirë në të shtënat që ndodhën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja e policit, shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshuar për plagosjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se Policia favorizoi ndërtimin pa leje të beach barit, IKMT e Sarandës vijon me shembjen

Pasi kupola e Policisë së Sarandës u shkri nën dyshimet se u korruptua për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nisin hetimet/ Tentojnë të djegin mbi 20 mjete të rënda në Akërni, shkrumbohet një fadromë. Policia në kërkim të autorëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e hidrovorit të…

LEXO ME SHUME