Dy makina janë aksidentuar paraditen e sotme pranë “Universitetit të Sporteve” në Tiranë, ku për pasojë kanë mbetur të p lagosur katër persona, mes tyre një këmbësore.
Policia bën me dije se të dëmtuarit janë “pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe këmbësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”. Grupi h etimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë: Me datë 16.12.2021, rreth orës 11:00, në afërsi të “Universitetit të Sporteve”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe këmbësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi h etimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.