Categories Lajme

Marrëveshja me Britaninë, Çuçi: Në fokus riatdhesimi i shqiptarëve dhe emigracioni i paligjshëm

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në fjalën e tij në Kuvend këtë të enjte ka diskutuar edhe një herë marrëveshjen me Britaninë për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë.

Çuçi është shprehur se dot ë rritur bashkëpunimi në fushën e emigracionit të paligjshëm për të parandaluar çdo linjë kriminale që mund të bëhet në këtë drejtim ku më i dukshmi është ai i trafikimit të qenieve njerëzore.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që deputetët të miratojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje. “Shqipëria dhe Britania do të forcojnë luftën kundër emigracionit të dy vendet dot ë zhvillojnë operacion kundër emigracionit. Kjo marrëveshje është në përputhje me legjislacionin vendas dhe atij ndërkombëtar.

Garantimi i emigracionit të sigurtë, nga dhe përmes Shqipërisë mbetet një ndër objektivat e çështjeve të brendshme. Fenomeni i emigracionit shoqërohet dukshëm me trafikimin kontrabandë të qenieve njerëzore, në dhjetor të 2020 kemi miratuar strategjinë integrale të kufirit 2021-2027 që kërkohet që të jepet përgjigje sfidave të emigracionit.

Siç e shpreha dhe në kalimin me homologen time, emigracioni i jashtëligjshëm nuk  mund të shtrohet pa rishikuar problemet e atyre të ligjshëm. Kam gjetur një mirëkuptim dhe homologia është shprehur e gatshme për integrimin e shqiptarëve në Britani. Marrëveshja që është sjellë sot në kuvend kat ë parashtruara rregullat që do të përfshijnë bashkëpunimin me Britaninë e Madhe për riatdhesimin e qytetarëve, nga kostoja e transportit, te mbrojtja e të dhënave personale etj. Marrëveshja parashikon kthimin e emigranteve të paligjshëm”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME