Categories Lajme

Aksidentet rrugore, ja sa persona humbën jetën në janar – nëntor 2018

Foto ilustruese

Sipas raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rrugët në Shqipëri vrasin më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë.

Ky përfundim konfirmohet edhe nga shifrat zyrtare të Institutit shqiptar të Statistikave (INSTAT). Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT gjatë muajve janar – nëntor 2018, në rang kombëtar kanë humbur jetën në aksidente rrugore 190 persona. Për apsojë, aksidentet rrugore mbeten ndër shkaktarët kryesorë që marrin jetë njerëzish, kryesisht jetët e të rinjve.

Sipas këtyre shifrave, shihet e çdo dy ditë mesatarisht tre shqiptarë humbin jetën në aksidente rrugore në vend.

Në muajin nëntor 2018 po sipas INSTAT numërohen 130 aksidente rrugore nga 177 aksidente të ndodhura në nëntor 2017, duke u ulur me 26,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntor 2018, numri i të aksidentuarve është 171 persona nga 235 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 27,2 %.

Sipas INSTAT në nëntor 2018, aksidentet rrugore në 75,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit. Ndërsa gjatë muajve janar – nëntor 2018, aksidentet rrugore në 21,9 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së pakujdesshme të këmbësorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME