Lajme

Aksidenti/ Njëmbëdhjetë automjete të përfshira dhe gjashtë persona të dëmtuar në Tiranë

Njëmbëdhjetë automjete janë përfshirë në aksidentin e sotëm, pranë urës së Tajvanit.

Sakaq, mësohet se gjashtë persona janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Gjithçka ndodhi kur një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me automjetet.

Sipas shefit të qarkullimit në Tiranë, Taulant Gjoka nuk përjashtohet pista e shpejtësisë.

“Është shpejt për të dalë në një përfundim në lidhje me shkaqet e aksidentit, Grupi hetimore po kryen veprimet e duhura.

Disa drejtues mjeti që janë në vendngjarje po kontrollohen po merren të dhënat, dhe sigurisht po testohen edhe për nivelin e alkoolit, ndërsa ata që janë në spital, sapo të mbarojnë me ndihmën e parë do të testohen.

Dëmet janë të konsiderueshme, ka vend për të dyshuar për një shpejtësi.” u shpreh ai.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidenti/ Njëmbëdhjetë automjete të përfshira dhe

Aksidenti/ Njëmbëdhjetë automjete të përfshira dhe

Aksidenti/ Njëmbëdhjetë automjete të përfshira dhe

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close