Categories Lajme

Aksidentoi për vdekje çiftin në Shkodër, arrestohet shoferi i autobusit

Policia e Shkodrës njoftoi këtë të hënë arrestimin e Fatjon Volajt, 37 vjeç, shoferi i autobusit i cili pasditen e së shtunës përplasi për vdekje një çift bashkëshortësh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Koplik-Shkodër. Bashkëshortët Adem Sula, 84 vjeç dhe Sadije Sula, 80 vjeçe udhëtonin me motor, kur u përplasën nga autobusi.

Ata u dërguan në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ndërruan jetë një ditë më pas.

“Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë Fatjon Volaj 37 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej prej tij është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte Adem Sula, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Sadije Sula, 80 vjeçe. Si pasojë e përplasjes bashkëshortët Sula ndërruan jetë në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME