Lajme

Akuzohen për shpërdorim detyre, Gjykata lë në arrest shtëpie 3 zyrtarët e “Financave”

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutajn, drejtorin e shërbimeve mbështetëse në këtë institucion, Fatmir Hoxhajn dhe përmbaruesin gjyqësor privat Alban Rulin, të akuzuar për shpërdorim detyre. Prokurorja e çështjes, Arta Marku, në ngarkim të të pandehurve Arlind Gjokutaj, Fatmir Hoxha e Alban Ruli kërkoi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm arrest shtëpie ndaj tyre.

Ata akuzohen se i shkaktuan 1.2 milion euro buxhetit të shtetit. Sipas prokurorisë, këta shtetas kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana, në vlerën e rreth 82.000.000 lekëve, nga të cilat 50.000.000 lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close