Categories Lajme

“Alibeaj e mbaroi misionin e tij”, Paloka i tensionuar “kapet” me gazetarët: Berisha nuk largohet, ne duhet të marrim përgjegjësinë…

Deputeti i PD, Edi Paloka jashtë Kuvendit ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se kjo e fundit duhet të vijë me një frymë të re përballë qeverisë.

Paloka tha se në këto zgjedhje u bë çdo gjë për t’i vjedhur votën qytetarëve dhe se ish-kryeministri Sali Berisha nuk duhet të tërhiqet nga opozita pasi ky është dhe qëllimi i qeverisë Rama.

“Ne e dimë realitetin, kjo qeveri është. E dimë që i vjedhin dhe i manipulojnë, ne duhet të marrim përgjegjësinë për t’i mbrojtur. Përgjegjësitë tona janë ato që ju thash, qeveria që vjedh përdor çdo moment.

Duhet të përballemi me qeverinë, Berisha nuk ka nevojë të bëjë hap pas pasi këtë kërkon Edi Rama dhe PD të shkalafitet, që të jetë e pafuqishme përballë makinerisë së kësaj qeverie. Alibej nuk ka pasur asnjë post, e mbaroi misionin aq e kishte.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mori 500 mijë vota pa pasur asgjë, le ti bëjmë analizat siç duhet. Nëse e njohim realitetin, Rama do të bëjë çdo gjë. KY vend në vend që të ulërijë se pse qeveria i vodhi zgjedhjet, këtu kryeministri bën çdo gjë. Si bindet ai që i thotë krimineli ose merr 50 mijë lekë ose ke punë me mua, duhet ti ktheheni hajdutit.

Duhet të keni të gjithë një pikë të parë, ne jemi në regjim putinist me një palaço që vendos diktaturë. Ja ikëm ne, çfarë zgjedhim.

Kush të vijë ta pranojë, por të japin zgjidhje. Ne do bëjmë çdo përpjekje duhet ti rregullojmë defektet, nëse do të vazhdohet me këtë frymë dhe gishti i drejtohet viktimës, kemi mbaruar të gjithë. Ata që shiten për 50 mijë lekë, nuk dinë as kush është kryeministër. Ky Rama i riu, që ka 25 vite në pushtet qenka i ri?

Është i mirëpritur kushdo që di mënyrën për të rrëzuar diktaturën. Në pushtetin lokal ai që ka pushtetin di ta drejtojë, u bënë presione publike”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME