Categories Lajme

Alibeajn “e tradhton” edhe Kruja, dorëhiqet kandidati Sabah Sheta

Dorëhiqet kandidati i PD-së me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj, për Bashkinë e Krujës, Sabah Sheta në zgjedhjet vendore të 14 majit.  Kjo është bërë e ditur nga vetë Sheta përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se ka vendosur që të tërhiqet nga gara, pasi nuk dëshiron që t’i shërbejë përçarjes së kësaj force politike.

“Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi.”

Postimi i plotë i Sabah Shetës:

Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.

Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.

Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!

Do të kërkoj çdo votë për logon e Partisë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pakapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA.

Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë!

Në Krujë, të gjithë e njohin përpjekjen time personale përpara Primareve, por edhe pas tyre, që të kishim një proces të përbashkët dhe gjithëpërfshirës. Kërkova të bashkohemi, por planet e zotit Berisha ishin të ndryshme. Para bashkimit të demokratëve kunder Edi Ramës, Sali Berisha vendosi përçarjen tonë me qëllim bashkepunimin me Ilir Metën.

Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujes, Nikles, Thumanes, Bubqit dhe Malesise në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike. Ka mbaruar koha kur ne falim pushtet, qoftë Edi Ramës, qoftë Ilir Metës. Është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj!

Me respektin me te madh per ju Sabah Sheta!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME