Categories Lajme

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se në këtë rast duhet të ndiqet gjurma e parav

Dimitrios Papadimoulis, zv. presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së kryeministrit Aleksis Cipras kërkoi nga grekët të jenë më të përmbajtur, pas ngjarjes së Bularatit. Ai thotë se Konstandin Katsifas që u vra në Shqipëri, ishte një ekstremist, dhe nuk ka pse bëhet hero nga ana e grekëve.

Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan, dhe më i fuqishmi dhe më i pasur, duhet të jetë pionier në mënyrë që faktet e tilla të trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur.

Ajo që është tani e rëndësishme është të ulen tonet, të ndalohen të tjeret qe ngatrrojne kete teme politikisht nga politika që po luajnë në të dyja anët e kufirit, politikanët apo gazetarët, dhe të sigurojnë pjesëmarrje aktive greke në sqarimin e kushteve nën të cilat Konstandini Katsifas u gjet i vdekur ” tha ai.

“Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi, dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë janë kundër dhunës nga kushdo që ajo vjen dhe kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të sakrifikojme njeri, që për ne është prioriteti i parë.

Dhe dua t’i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra: Së pari, të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë dhe e dyta, nuk e shkaktojnë këtë ping pong dhe përkeqësimin e marrëdhënieve dhe të jetës së pakicës greke në Shqipëri” vijoi ai.

Ai shtoi se “Katsifas ishte një ekstremist, mos e bëni hero”.

Papadimoulis deklaroi se në Tiranë dhe Athinë të gjithë janë kundër konflikteve.

“Gjithkush në Athinë ose në Tiranë është kundër dhunës, por edhe kundër luftës së armatosur, si një metodë për arritjen e qëllimeve politike, nuk duhet ta heroizojmë Kostandinos Katsifa”, deklaroi politikani i njohur grek.

Në qëndrimin e tij politikani grek kritikon deklarata e Edi Ramës, pasi sipas tij, ato ishin të papërshtashme.

“Deklarata e parë nga Edi Rama ishte e papërshtatshme dhe pa arsye,” tha Dimitris Papadimoulis për radion Real FM 97.8 .(TemA)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME