Categories Lajme

Aplikacioni për shkeljet rrugore/ Shpikja e 3 gjimnazistëve nga Shkodra, zgjidhet më e mira në rajon

Rrugët e Shkodrës mund të jenë më të sigurta, kjo falë 3 nxënësve të gjimnazit “28Nentori”.

Me projektin për përmirësimin e qarkullimit rrugor, Ermi Tafili, Gerti Dermani dhe Endri Zaganjori, u shpallen fitues të vendit të parë në rajon, në festivalin global të Inteligjencës Artificiale të INTEL, një prej koorporatave kompjuterike me të mëdha në botë.

Me mbështetjen e mësueseve Vjola Jerina, Albana Stankaj e Blerina Lera, nxënësit krijuan një sistem, i cili arrin të identifikojë dhe fiksojë të gjitha shkeljet rrugore, i dokumenton dhe pastaj i raporton direkt në komisariatin e policisë.

“Ne nëpërmjet një kodimi kemi treguar disa filtra, për të analizuar targën e makinave që janë të parkuara gabim apo janë të ndaluara në një vend ku trafiku është bllokuar. Targa analizohet nga kamerat dhe dërgohet në polici”- tha Endri Zaganjori, nxënës.

“Ky sistem përdor një lloj modeli, inteligjence artificiale që quhet YOLO që mund të dallojë makinat që bëjnë lëvizje të parregullta apo shkelje rrugore, automatikisht pa ndihmën e një njeriu”- tha Ermi Tafili, nxënës.

“Ne mendojmë që do të jetë një ndihmesë e madhe në sigurinë e njerëzve duke ulur trafikun dhe që të jetë një vend më i sigurt për të gjithë”- tha Gerti Dermani, nxënës.

Studimet universitare, 3 të rinjtë po mendojnë ti vazhdojnë jashtë Shqipërise por pastaj duan të kthehen.

Më herët, nxënësit e këtij gjimnazi krijuan vullnetarisht edhe websajtin “VisitShkodra” por idea e tyre, u vlerësua me vetëm një falenderim nga bashkia Shkodër

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME