Categories Lajme

“Arrestimi i Trump është që të mos kandidojë në 2024”/ Republikanët hidhen në sulm!

Aleatët republikanë të Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen ta mbrojnë ish presidentin nga kërcënimet ligjore që i kanosen. Pas paralajmërimeve të tij se mund të arrestohej, ata përdorën shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve për të kërkuar dëshminë e Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg dhe për të penguar hetimin e tij në lidhje me pagesën e supozuar, të bërë yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-ës për të heshtur mbi aferën e pretenduar mes tyre.

Ndërkohë, tabulatet e komunikimeve mes Daniels dhe një avokati që aktualisht po përfaqëson ish-presidentin Donald Trump janë dorëzuar tashmë në zyrën e Bragg. Kjo ngre mundësinë që avokati i ish kreut te shtetit, Joe Tacopina, të detyrohet të heqë dorë nga mbrojtja e tij.

Ndaj kësaj situate ka reaguar së fundi presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, sipas të cilit ndalimi i Trumpi do t’ia ndalojë atij automatikisht kandidimin në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.

“Është raportuar se ata kanë ndërmend të arrestojnë ish presidentin Trump. Nëse diçka e tillë ndodh vërtet, atëherë të gjithë do ta dinë se kjo bëhet që emri I tij të mos jetë në fletën e votimit.”– tha Andres Manuel Lopez Obrador, president i Meksikës.

Obrador, një populist i majtë, ka një marrëdhënie të përzemërt me Trumpin pavarësisht retorikës së tij të zjarrtë, e ishte një nga liderët e fundit botërore që ia uroi fitoren në zgjedhjen pasardhësit të tij, Joe Biden. Kjo e Donald Trumpit do të ishte kjo aktakuza e parë në historinë e SHBA-së kundër një ish-presidenti. Jo për shkak të një hapi të gabuar, por për shkak të një tentative për fshehjen e fakteve. Pagesa e parave për të heshtur në është antiligjore në SHBA.

Por vepra penale e pandehur është se shuma nuk është deklaruar në bilancet e Trumpit, thotë ish-prokurori, Matthew Galluzzo.”Aspekti më i rëndësishëm për hetuesit është pse shuma është deklaruar gabimisht – jo si para për të heshtur, por si një shpenzim tjetër për organizatën e Trumpit.

E kjo mund të jetë një shkelje e vogël ligjore, por edhe ndonjë vepër penale,” shprehet ai. Trumpi i ftoi  mbështetësit e tij që të protestojnë, por pjesëmarrja në protestën e parë ishte e ulët. Megjithatë, përpara gjykatës një republikan i ri paralajmëroi se mund të ketë kaos. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME