Categories Lajme

Arrestohen shitësja e dyqanit “Gotech” dhe infermierja, merrnin kredi me ID e qytetarëve

Policia e Tiranes ka goditur nje skeme k riminale me te cilen dy gra aplikonin per kredi ne emer te qytetareve duke i futur ata ne borxhe te konsiderueshme.  Burime te policise bejne me dije se gjate operacionit te koduar me emrin “Elektro” u arrestua infermierja Elisabeta Bardhollari, 39 vjece, punonjese e Psikiatrise.

Ajo akuzohet se ka perdorur kartat e identitetit te qytetareve qe shkonin aty per te marre sherbim, per t`ja dhene shtetases Orjada Hoxha, 32 vjece, punonjese e dyqanit te  elektro-shtëpiakeve ‘Gotech’ në zonën e Porcelanit ne Tirane. Pasi merrte emrin dhe mbiemrin e qytetareve se bashku me numrin e kartes dhe datelindjen, shtetasja Arjada Hoxha aplikonte për kredi online tek ‘IuteCredit’.

Dyshohet se shumat e kredituara jane perfituar nga infermierja dhe punonjesja e dyqanit “Gotech” nderkohe qe nje muaj pas vjedhjes, qytetaret telefonoheshin nga IuteCredit dhe u kerkohej te fillonin pagesen e kesteve te kredise.

Lajmi eshte konfirmuar diten e sotme edhe permes nje deklarate zyrtare nga policia e Tiranes e cila publikohet me poshte: Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”.

Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja. Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.

Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve:

E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME