Categories Lajme

Banesa sociale pa afat për familjet që preken nga projekti i Unazës së Madhe

Familjet që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, të cilat po zhvendosen në banesa sociale mund të banojnë në to pa afat.

Lajmin e mirë e dha dje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi vizitoi një nga familjet e sistemuara në banesa sociale. Ai siguroi se kushdo që do të pranojë të zhvendoset në banesa sociale, do mund t’i përdorë ato pa kufizim.

Veliaj tha se “mjafton që këto familje të bëjnë një kontratë me bashkinë e Tiranës dhe mund të jetojnë në këto banesa komode, të mobiluara dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme shtëpiake”.

Bashkia e Tiranës i ka pajisur banesat sociale me të gjitha kushtet dhe lehtësirat për një jetesë sa më të mirë.

Ndërkohë, për të gjitha familjet e tjera që parapëlqejnë një zgjidhje tjetër, bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion edhe bonusin e qirasë për 3 vite. Banorët mund të zgjedhin vetë shtëpinë ku duan të banojnë dhe qeraja u paguhet nga bashkia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME