Categories Lajme

Banori që kallëzoi Dakon: Kemi hapur gjyq, kemi dhënë shpirtin për këto shtëpi. Shkeljet u zbuluan pas tërmetit

Një prej banorëve që ka bërë kallëzimin ndaj bashkisë dhe ndërtuesit, për pallatin e ndërtuar në vitin 2014 që çoi në pranga, Vangjush Dakon foli për Report Tv. Banori i pallatit, Ramiz Çopa tha për gazetarin e Report Tv, Artur Korriku se problemet me pallatin dolën në pah pas tërmetit tragjik të nëntorit dhe më pas ata bënë kallëzimin. Ai thotë se nuk duan asgjë tjetër, veçse djersën e tyre. Çopa tregon se pallati ishte projektuar 7 kate dhe më pas ndërtuesi Fiqiri Farruku ka shtuar edhe 4 të tjera dhe s’ka zbatuar planimetrinë e projektit.

“Këtë problem e kemi konstatuar me disa specialist duke pyetur pas tërmetit, duke pyetur. Ky pallat ka pasur shkelje në ndërtim. Ka qenë projektuar për 7 kat, i futën edhe 4 kate shtesë. Tërmeti u bë sebet, por është nga dora e drejtuesit. S’ka zbatuar planimetri të projektit. Çdo gjë në këtë pallat është me shkelje. Depon e ujit se ka vënë aty ku duhet, e ka vënë në anësore, duhej në qendër, ky pallat nuk i përballoi tërmetit se kishte ngarkesë të madhe. Sebeti është bërë për shkak të shkeljes të projektit. Kemi hapur gjyq që të dalë djersa jonë, kemi dhënë shpirtin në këto shtëpi. Kemi sakrifikuar, vjen na thonë ikni.

Ky pallat nuk ndërtohet më këtu. U gëzuam kur thar ama gjithë pallate do ndërtohen aty ku janë, po del e kundërta. Këtu po punohet me dy standarde. Ky pallat është i prishur nga tërmeti. Specialistët e bashkisë thanë po deshët që ky pallat të ndërtohet këtu, menjëherë iu pritet bonusi i qerasë. Ne kemi konflikt me ndërtuesit. Dua djersën time. Mezi ikëm nga diktuara”, tha banori për Report Tv.

Kallëzimi për pallatin është bërë nga 46 banorët të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një vit më pas. Së bashku me avokatin mbrojtës ata ngritën një sërë akuzash për ish kryebashkiakun si dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Durrësit dhe pas hetimeve që zhvilloi SPAK, ata ranë në pranga për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Bëhet fjalë për një pallat që u nis 7 kate në 2010 dhe përfundoi 11 kate në 2014 dhe u dëmtua nga tërmeti në 2019. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit Fiqiri Farruku. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME