Categories Lajme

Basha: Rama duhet të kishte punë me drejtësinë! Shqipëria si Zambia dhe ju i bini gjoksit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur sot fjalën e tij në Kuvend, duke lëshuar një sërë akuzash ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, Shqipëria ka arritur disa rekorde të zeza në tetë vite të qeverisjes socialiste, nga niveli i korrupsionit, te krimi i organizuar dhe numri i kërkesave për azil. Basha tha se Rama duhet të ishte para drejtësisë, por sot “fryn gjoksin” dhe “mendon çdo gjë për mënyrat se si të mos lëshojë pushtetin”.

Pjesë nga fjala e Bashës: Zonja dhe zotërinj, të dashur bashkëqytetarë. Ky episod banal nga përfaqësues të kësaj pakice banale është vetëm një provë e një fakti të njohur ndërkombëtarisht dhe botërisht. Demokracia nuk është në krizë, ajo ka vdekur në shtyllat e saj kryesore. Në themelin e saj që janë zgjedhjet e lira. Kushdo që është ngritur në këtë foltore në këto tre dekada, ka borxhet dhe mëkatet e veta, por ekzekutori i fundit është ai që foli para meje. Provë e kësaj është fjalimi që mbajti pas dy mandateve të dështuara.

Është deliri për të fryrë gjoksin përballë dështimit me pasoja tragjike dhe përballë paaftësisë për të menduar qoftë edhe një çast të vetëm përveç mënyrës si të mos lëshojë pushtetin e marrë në mënyrë të paligjshme. Ky njeri nuk do të ishte sot këtu duke treguar përralla, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës se do të kishte punë me drejtësinë për çfarë i ka bërë vendit së bashku me ortakët e tij.

Askush në bilancin e tij të zi nuk do të kishte shansin të ishte më në foltore, për gënjeshtra të reja dhe dështime të vjetra. Sigurisht ai që është ulur para meje do të thotë që gjërat po shkojnë mirë dhe këto që unë shpreh janë pjesë e lojës së vjetër pozitë-opozitë e me radhë. Por a është e vërtetë kjo? A është produkt i nxirjes siç thotë ai nga opozita. Sipas Eurostat shqiptarët kanë pagën më të ulët dhe fuqinë blerëse më të vogël në europë, nga eurostat vijnë edhe shifrat për eksodin masivi, me të cilin ke konkurruar denjësisht me Assad-in e Sirisë, Ky është realiteti.

Në vend që të ulni kokën dhe të kërkoni ndjesë keni pacipësinë për t’i rënë gjoksit. Të paktën këtë t’ua kishit kursye njerëzve. Korrupsioni është një tjetër thagmë e juaja. Nga DASH Shqipëria cilësohet tashmë si vendi më i korruptuar i Ballkanit, ndërsa TI e konsideron në nivelin e kapjes së shtetit. BB dhe BERZH të rendisin të dytin në botë pas Zambias për nivelin e rryshfetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME