Categories Lajme

Basha takim me bizneset në Durrës

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku zhvilloi një vizitë në një biznes bylmeti dhe produktesh mishi. Basha u njoh me shqetësimet e pronarëve, të cilët u shprehën se ka rënë konsumi. Kryedemokrati mes të tjerash, foli për planin e rimëkëmbjes së ekonomisë të prezantuar nga PD. Basha theksoi edhe njëherë se çeku një mijë euro për biznesin e vogël, do të hiqte disa shpenzime. “Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur, por për këtë 6 mujor që do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë mrekulli, sepse për ju 1000 euro…por të paktën u heq disa shpenzime. Për ti dalë para kësaj injektohet ky kapital, hiqen ato kontrata korruptive te qeverisë dhe i jepet biznesit. Ne kemi propozuar diçka që do e zbatonim vetë po të ishim sot në qeveri. Ne si opozitë i japim planin tonë për ta zbatuar, as nuk po e bëjmë për fushatë është për tani, për bukën e gojës. Rënia ekonomike do thellohet prandaj duhet ndihma duhet tani”, tha lideri i PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME