Categories Lajme

Gjyqtarja Margjeka akuza SPAK-ut: Do të kërkoj sot shfuqizimin e masës së sigurisë

Gjyqtarja Mimoza Margjeka ka mbërritur sot në gjykatë për të qenë e pranishme gjatë seancës së saj për rivlerësimin e masës së sigurisë, e cila po mbahet në GJKKO. Margjeka kërkon që mediat të jenë të pranishme në sallën gjyqësore në mënyrë që seanca të jetë publike. Më tej shprehet për gazetarët se ajo është e vetmja gjyqtare që nuk i ka dhënë mandatin një kryebashkiakeje. “Do të kërkoj shfuqizimin e masës, dosja është përrallë, është thashethem, nuk di se çfarë të them. Unë do kërkoj foninë jashtë, gazetarët duhet të futen, meqë tre ditë u trumbetua që gjyqtarja ka marrë gjashtë mijë euro, unë dua që gazetarët të jenë në sallë.

Kam 30 vite në gjyqësor, kam katër diploma. Ju e dini shumë mirë që unë jam gjyqtarja e vetme që kam bërë nul procesin e 30 Qershorit. Gojën nuk ma ndalon asnjë njeri, dosjen nuk e nxjerr dot, nxirreni me autopolant si në kohën e Enverit, ne nuk jemi njerëz nga rruga”– tha Mimoza Margjeka e revoltuar.

Margjeka dyshohet për korrupsion pasi nxori nga qelia, Orion Balin të akuzuar për trafik emigrantësh. Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, avokati Skënder Demiraj dhe një tjetër janë akuzuar nga SPAK për korrupsion pasi dyshohet se do të merrnin gjashtë deri dhjetë mijë euro për lirimin e një të dënuari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME