Categories Lajme

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme për la në fuqi masën “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin, ish-kreun e Operacionit Forca e Ligjit. Pas seancën së sotme, avokati i tij Artan Broci deklaroi se GJKKO vendosi që Shkëmbi të pezullohet nga detyra. Sipas tij nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë pronar i një telefoni, në të cilën ka përdorur Encrochat , përmes të cilës dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së. “U la në fuqi masa për pezullim nga detyra. Ka një karrierë 21 vjeçare. Nuk kanë asnjë provë ndaj Shkëmbit. Shkëmbi nuk ka pasur telefon që të përdorte Encrochat. Shkëmbi ka bërë mbi 170 operacione të suksesshme. Ai vetë është interesuar që të zbardhet e vërteta.”, u shpreh Broci. Kjo është seanca e dytë që zhvillohet në këtë gjykatë për Shkëmbin. Në seancën e fundit, e cila u zhvillua një ditë më parë avokati i tij, Artan Broci shtyrjen e saj, pasi tha se donte të njihej më mirë me aktet në dosje.

Ndërkohë SPAK vijon hetimet për këtë çështje. Së fundmi SPAK ka kërkuar të dhëna edhe për dy oficerë të tjerë në Policinë e Shtetit, si të dyshuar të përfshirë në nxjerrjen e sekretit hetimor. Këta dy agjentë janë marrë në pyetje, pasi dyshohet se në bashkëpunim me Shkëmbin kanë kërkuar në TIMS të dhënat e dy personave, që gjermanët kishin kërkuar informacione për pasurinë e tyre.

Por, Shkëmbi dhe dy punonjësit e policisë kanë pohuar se kërkimin në TIMS e kanë bërë për shkak të detyrës që ata kishin. Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra më 28 shtator, pasi një vendimi të Gjykatës së Posaçme. Mbi të rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Nxjerrje sekreti”. Ai akuzohet nga shërbimet gjermane se ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë një sekret hetimor. Mësohet se Shkëmbi po hetohet për nxjerrjen e sekretit hetimor mbi që dosje të klasifikuar si “Top Secret”. Po ashtu, mësohet se një hetim po kryhet edhe në Gjermani për këtë çështje. Shkëmbi vetë ka shërbyer për gjashtë vjet me radhë si oficer kontakti në shtetin gjerman.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME