Categories Lajme

Bashkëpunëtori i Dumanit/ Shqipëria e kërkon Eljo Bitrin për vrasje e tritol, Holanda i jep 30 muaj burg

Pas arrestimit të Eljo Bitrit në Holandë, një emër i njohur pasi kërkohet ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, gjykata holandeze e ka dënuar me 30 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh.

Arrestimi i Bitrit ndodhi në një fshat kufitar me Gjermaninë me emrin De Lutte ndërsa ishte në shoqërinë e një shtetasi serb. Sipas Prokurorisë holandeze 36-vjecari Bitri kishte marrë me qira në Gjermani një automjet tip “Mercedes” tepër të shtrenjtë, ndërsa gjatë kontrollit rutinë në kufi atij iu gjetën tre armë zjarri me silenciator.

Veç dokumenteve të falsifikuara policia gjeti një “Glock”, një “Sig Sauer” dhe një “Zastava”, të gjitha me municionin shoqërues si dhe me silenciatorë.

Në gjykatë, Bitri tha se nuk ishte në dijeni për armët por ADN e tij u gjet tek të treja ato ndërsa ai pretendoi se kishte pasur me vete një çantë me një peshqir dhe që mund të ketë rënë në kontakt me armët dhe ADN-ja  është transferuar në këtë mënyrë.

Prokuroria nga ana tjetër kishte të dhëna operative se Bitri fillimisht kishte udhëtuar në Spanjë ku kishte blerë dokumentet e falsifikuara nga një maroken e më pas drejt Gjermanisë ku kishte marrë automjetin me qira.

Udhëtimi në Holandë sipas prokurorisë dyshohet se është bërë pasi Bitri ishte rekrutuar për një detyrë vrasje për një grup kriminal në Roterdam. Duke mos pasur prova të mjaftueshme për këtë ai u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh.

Eljo Bitri konsiderohet si bashkëpunëtor I Nuredin Dumanit dhe si pjesëmarrës në disa vrasje në Shqipëri. 36-vjeçari është i përfshirë në të paktën 7 ngjarje kriminale. Sipas Prokurorisë shqiptare ai rezulton i përfshirë në vrasjen e dyfishtë në 2 mars 2020, kur në Durrës u ekzekutuan Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdiaj.

Bitri sipas prokurorisë është i përfshirë dhe në një tjetër vrasje, atë të korrikut të 2020 në afërsi të rreth rrotullimit të luleve në Elbasan ku u ekzekutua Emiljano Ramazani.

Krahas vrasjeve, 36-vjecari akuzohet si i përfshirë dhe në disa ngjarje me tritol, një prej të cilave në Nëntor të 2020 kur një sasi eksplozivi iu vendos banesës së Talo Çelës por edhe si pjesëmarrës dhe në organizimin e kushteve për finalizimin e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME