Categories Lajme

PS mbyll fushatën në kryeqytet/ Rama: Veliaj do ta fitojë Tiranën me diferencën më të thellë të 3 mandateve

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përmbyllëse të fushatës  në Tiranë tha se qytetaret do ta votojnë Lali Erin për kryetar bashkie, sepse ka treguar në dy mandate rresht se nuk e drejton Tiranën duke anuar majtas dhe duke kthyer kurrizin djathtas. Rama tha se kandidati i PS-së, Erion Veliaj do fitojë me diferencën më të thellë të 3 mandateve të tij.

Në përmbyllje të fushatës elektorale në Tiranë, Rama theksoi se Tirana sot nuk është ajo që ka drejtuar ai.

“Sot është shumë më e madhe dhe nuk është më vetëm qyteti i rrethuar nga komunat në vijën e vjetër të tij. Tirana mbaronte tek Astiri, në Kinostudio, mbaronte aty ku sot mbaron bulevardi i ri, këtu ku jemi ne pasi më mbrapa ishte Farka. Sot Tirana shtrihet deri në Ndroq Zall-Bastar, lart në Dajt”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se kryeqyteti sot nuk është më ai që ishte, një qytet në fillim komplet i varrosur nën paligjshmëri dhe nën pluhurin e një rrëmuje të paparë që u quajt kapitalizëm demokratik.

“Nuk është as kryeqyteti që doli nga ajo situatë e të ecte para ky kryeqytet sot është kryeqyteti i krenarisë sonë kombëtare. Dua t’ju them banorëve të Tiranës që do të shkojnë të votojnë në 14 maj, sot është shumë e rëndësishme që të kenë parasysh se vota e 14 majit nuk është vetëm për kryetarin e bashkisë, por për të vendosur edhe si do të jetë e nesërmja e vendit tonë në raport me vetveten dhe miqtë, aleatët, në raport me të ardhmen tonë, që dihet është një shtet i barabartë në familjen e bashkuar europiane”, shtoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME